Një HISTORIK i shkurtër i shkollës fillore "LIDHJA E PRIZRENIT” në Pejë
Në bazë të dhënave arkivore dhe disa dëshmitarëve të gjallë del se shkolla fillore e emërtuar “LIDHJA E PRIZRENIT" ka filluar punën e rregullt në vjeshtën e vitit 1941, ku ishin përmbledhur nxënësit, që në vitet e më parme kishin ndjekur mësimet në gjuhën serbe të shpërndarë në disa lokale si në ndërtesën të ura e zallit në një ndërtesë përtej varrezave të gjata (në Jarinë) dhe në Kullën e Zenel beut , që gjendej në Pelivan - Mejdan, Atëherë ishin formuar dy klasë të para, një klasë e dytë, një klasë e tretë, një klasë e katërtë dhe një e pestë.
Me këta nxënës gjatë vitit shkollor 1941/ 1942 kanë punuar keta mësues:
Klasa e parë -a , mësues Zef Shpendi me 96 nxënës
Klasa e para-b , mësues Nexhmije Begolli, me 84 nxënës
Klasa e tretë, mësues Nuradin Koplikaj, me 64 nxënës
Klasa e katërtë, mësues Rexhep Shpendi, me 43 nxënës
Klasa e pestë. mësues Zija Basha, me 61 nxënës.
Në vitin shkollor 1941/42 Drejtor shkollës ishte Nuredin Koplikaj
Gjithsej në vitin shkollor 1941 1 1942 kishte 348 nxënës.
Viti shkollor 1942/ 1943.
Klasa e parë -a, mësues Kostaq Papajani. me 49 nxënës
Klasa e parë -b mësues Adurrahim Belegu, me 41 nxënës
Klasa e katërtë, mësues Jahë Dobra. me 24 nxënës,
gjithësej në vitin shkollorë 42/43 kishte 114 nx.
Në vitin shkollor 1942/43, Drejtor i shkollës ishte Muharrem Blakqorri. Nga librat amzë të nx. vërehet se në vitin shkollor 1943/44 kishte 395 nxënës, ndërsa Drejtor i shkollës ishte Beqir Kastrati:
Klasa e parë, Mësues Gazi Kurtishi, me 60 nxënës
Klasa e dytë- a , Kostaq Papajani, me 49 nxënës
Klasa e dytë- b , Avdurrahim Belegu me 53 nxënës
Klasa e tretë Ajshe shpendi, me 45 nxënës
Klasa e katërtë, Syrja Minarolli,me 56 nxënës Klasa e pestë, Jahë Dobra , me 40
nxënës.
Viti shkollor 1944/45.kishte 281 nxënës, të eilët i mësonin këta mësues:
Klasa e parë mësues Hamëz Begolli, me 49 nxënës
Klasa e dytë,me mësues Miseret Qavolli, me 56 nx.
Klasa e tretë -a Isa Qavolli, me 37 nx.
Klasa e trete -b, " Nuradin Basha, me 51 nx.
Klasa e katërtë, " Hajradin Ramushi, me 48 nx.
Gjatë këtyre 5 viteve shkolla "LIDHJA E PRIZRENIT " punoi dhe veproi në objektin e tanishëm ( në katin e sipërme të ndërtesës afër urës se zallit, kurse në katin përdhes të kësaj ndërtese punoi shkolla Haxhi Zeka" ). Në fillimin e vitit shkollor 1945/46, ndodhi ajo e papritura, shkollës Lidhja e Prizrenit i ndryshohet emërtimi në shkolla numër -2, në mënyrë që më vonë gjate vitit kalendarik 46 t'i jepet emri vetëm "shkolla fillore" kur më vonë gjatë vitit shkollorë 1953/54
“Srpska osnovna skola” (Shkolla fillore serbe ) , deri në vitin shkollor 1959/60 , kur rishtas emërohet
“ Boris Vukmiroviq” , për të vazhduar me këtë emërtim gjer me rastin e pezullimit te autonomise së Kosovës , me 28 mars të vitit 1989.
Me 02. Shtatorë të vitit shkollorë 1991/92 , kur duhej filluar viti i ri shkollor , policia serbe e armatosur dhe me autoblinda nuk na lejuan as të hyjmë në lokalet e shkollës atë ditë në oborrin e shkollës , në prani të nx. u arrestua ushtruesi i detyrës së drejtorit z. Osman Kelmendi, njëherë edhe arsimtar i gjuhës shqipe. Kurse në mbrëmje , ne shtëpinë e vet arrestohet nga policia edhe mësuesi Kahreman Trakaniqi.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të shkollës z,Osman Kelmendi , pasi e kishte plotësuar moshën u pensionua , atherë Drejtor u zgjodh z. Riza Husaj. Në këtë- kohë për herë të dytën herë e emertuam shkollën tonë sërish në “LIDHJA E PRIZRENIT”.